02/12/2014 - 11.09 albeu.com
Nazisti më i kërkuar në botë dyshohet se ka vdekur në Siri

Hetuesi kryesor që ka ndjekur nazistin më të kërkuar, Alois Brunner, një prej kriminelëve më të rrezikshëm të botës i ka thënë BBC-së se është 99 % i sigurt se Brunner ka vdekur katër vjet më parë në shtetin sirian.

“Ne nuk mund ta provojmë vdekjen përmes mjekësisë ligjore, por ne jemi të sigurt se është ai,” tha hetuesi i nazistit, Efraim Zuroff.

Kapiteni i SS, Brunner akuzohet se ka çuar në kampet e vdekjes më shumë se 128.000 herbrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai tashmë duhet të ishte 102- vjeç dhe është përfolur shumë në media nëse kishte vdekur apo jeton akoma.

Hetuesi i nazistit ka thënë se Brunner është varrorusr në vitin 2010 në Damask të Sirisë dhe se deri në fund të jetës nuk është penduar për anjë nga krimet e tij.

albeu.com